Home Lifestyle Humb jetën në moshën 46 vjeçare Dolores O’Riordan, këngëtaria e Cranberries
Humb jetën në moshën 46 vjeçare Dolores O’Riordan, këngëtaria e Cranberries
0

Humb jetën në moshën 46 vjeçare Dolores O’Riordan, këngëtaria e Cranberries

0
0

Hesht përgjithnjë një tjetër ikonë e muzikës Rock. Këngëtarja Dolores O’Riordan, vokaliste e Cranberries, u nda nga jeta në mënyrë të papritur në moshën 46-vjeçare. Sipas miqve të saj, vuante nga depresioni.

Artistja irlandeze u gjet pa jetë në një dhomë në Hilton London ditën e hënë, ndërsa policia nuk ka dhënë shpjegime mbi arsyet e vdekjes.

As zëdhënësi nuk komentoi, duke thënë vetëm se ishte një vdekje e papritur dhe se familja e saj është shumë e trishtuar..Vitin e kaluar, 46-vjeçarja kishte zbuluar se gjatë shumicës së karrierës ka vuajtur nga depresioni dhe problemet e shëndetit mendor, që kanë kulmuar me tentativën për vetëvrasje në vitin 2013.

Në vitin 2015 u diagnostikua me çrregullim bipolar.

Burimi i lajmit: https://www.nytimes.com/2018/01/15/obituaries/dolores-oriordan-dead.html

Burimi i fotos kryesore: https://www.youtube.com/watch?v=6Ejga4kJUts