Home ShowBiz A është e vështirë të jesh nusja e Yllka Mujos dhe kunata e Elia Zaharias?
A është e vështirë të jesh nusja e Yllka Mujos dhe kunata e Elia Zaharias?
0

A është e vështirë të jesh nusja e Yllka Mujos dhe kunata e Elia Zaharias?

0
0

Gjatë emisionit “Pasdite në Top Channel”, çifti Gigliola dhe Amos Zaharia folën për lidhjen e tyre, por edhe për marrëdhënien e dy kunatave, Gigliola dhe Elia.

Çifti është në një marrëdhënie prej thuajse 3 vitesh, por dje u shfaqën për herë të parë bashkë në një studio televizive.

“Elia është natyrë e thjeshtë, shkojmë shumë mirë, kalojmë shumë orë bashkë dhe unë i shijoj pa fund kujtimet e tyre të fëmijërisë. Është një ndër pjesët më të bukura ajo e kujtimeve të fëmijërisë me Amosin”, është shprehur Gigliola.

Amos dhe Gigliola kanë treguar se familjet janë takuar, por në krahasim me dasmën mbretërore të Elias ata kërkojnë të kenë diçka private, larg njerëzve dhe medias.

“E kemi diskutuar dasmën, madje edhe atë të Elias. Ka akoma kohë për të por unë jam natyrë tjetër, dua diçka intime.”- ka thënë këngëtarja.

Madje, më tej Amos na ka treguar se ata ëndërrojnë një ceremoni në bregdet ku të gjithë do të jenë të veshur me të bardha, pra një ceremoni Hawai-ane, me kurora dhe shumë private. E përsa i përket fëmijëve, çifti mendon se kanë nevojë ende për t’u rritur vetë dhe më pas të mendojnë për këtë gjë.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=xePPoFRMxZk

Burimi i fotos kryesore:  ©Top Channel