Plot 60 vitet që mban mbi shpinë nuk e kanë ndaluar Axelle Doue të zbresë në pasarelë.
Ikona franceze e viteve ’80 nuk ka një faqe në Instagram, por është e kënaqur me faktin se njerëzit e mbajnë mend ende, e në Milano sfiloi për “Daks” me një shpjegim shumë të thjeshtë.
“Jam këtu për të treguar se këto veshje janë perfekte për gratë e çdo moshe”, shpjegon ajo.
Axelle e nisi karrierën në moshën 18-vjeçare thjesht për kuriozitet, por më pas do të kthehej shumë shpejt në një figure të preferuar të firmave të mëdha si Chanel, Armani e Gianfranco Ferré, fustanet e të cilit i adhuron.
Lindja e dy fëmijëve të saj e detyroi të merrte një pushim. “Kur më pyetën nëse doja të rikthehesha, iu përgjigja se kjo më gëzonte shumë, sepse në të vërtetë brenda vetes nuk kisha hequr dorë përfundimisht”.
E pyetur se cila ka qenë sfilata më e bukur e jetës së saj, 60-vjeçarja thotë se ka bërë shumë, të gjitha të mrekullueshme dhe e ka të vështirë të zgjedhë një, por shton se ndoshta e tillë mund të jetë pasarela e saj e ardhshme.
Lajmi dhe fotot: http://www.corriere.it/foto-gallery/moda/news/18_gennaio_15/axelle-doue-60-anni-modella-passerella-daks-7e043c92-fa02-11e7-b7a0-515b75eef21a.shtml