Home Lifestyle Michelle është me fat. Do mrekulloheni me urimin që merr nga Obama
Michelle është me fat. Do mrekulloheni me urimin që merr nga Obama
0

Michelle është me fat. Do mrekulloheni me urimin që merr nga Obama

0
0

Ish-presidenti i SHBA, di të bëjë dedikime fantastike. Me të tilla fjalë me siguri që Michelle do të donte të kishte çdo ditë ditëlindje.  Erdhi sërish ditëlindja e saj dhe Obama nuk ia kursen urimin publik: ”Ti s`je vetëm gruaja ime dhe nëna e fëmijëve të mi. Ti je shoqja ime më e mirë. E dashuroj forcën tënde, hijeshinë dhe vendosmërinë tënde. Dhe të dua çdo ditë më shumë. Gëzuar ditëlindjen”, shkruan Barack Obama.

E një ditë pasi presidenti i tanishëm i Amerikës e la jashtë çadrës të shoqen e të birin, ky urimi i Obamës, na kujton kohët e vjetra të presidentit kavalier.

Nuk ka munguar edhe përgjigja publike e ish-zonjës së parë e cila me gjithë finesën që e ka për natyrë, shprehet fatlume teksa shkruan ” Faleminderit @ BarackObama për lulet e bukura që më presin në zyrë këtë mëngjes. Ti je miku im më i mirë, fansi më i madh, dhe letrave dhe luleve nga ty, nuk do bëhet kurrë “demode’. Dhe për shumë njerëz nga e gjithë vendi që më dërguan letra dhe postuan në mediat sociale, nuk ia keni idenë se sa shumë na pëlqen të marrim mesazhe nga ju. Unë e di se ditëlindjet nganjëherë mund të lënë një shije të çuditshme (54!), Por mesazhet e shpresës, bujarisë dhe ngrohtësisë gjithnjë më kanë kujtuar se sa me fat dhe të bekuar jemi.”

https://www.instagram.com/p/BeEI3RjBNGl/?taken-by=barackobama

Link: https://www.instagram.com/p/BeEI3RjBNGl/?taken-by=barackobama

Burimi i lajmit: https://www.today.com/news/barack-obama-wishes-michelle-happy-birthday-heartfelt-post-t121352