Home ShowBiz Si u refuzuan në “Ethet e së Premtes”, çudisin publikun Renis Gjoka dhe Ledion Liço
Si u refuzuan në “Ethet e së Premtes”, çudisin publikun Renis Gjoka dhe Ledion Liço
0

Si u refuzuan në “Ethet e së Premtes”, çudisin publikun Renis Gjoka dhe Ledion Liço

0
0

Renis Gjoka, mbrëmë ka treguar një episod të pabesueshëm. Në rininë e tij, autori i dhjetra hiteve të pavdekshme është refuzuar dhe nuk është vlerësuar aspak.

Gjatë një episodi në “The Voice Kids” ai ka treguar një pjesë nga jeta e tij e cila deri dje ishte e panjohur.

Renisi ka thënë se edhe atë dikur nuk e kanë pranuar tek “Ethet e së premtes”, dhe madje as sot nuk e dinë që ai ka konkurruar.

“Nuk më pranuan, madje Fred Kaçinari as sot nuk e di që unë kam konkurruar. Askush nuk e dinte. As Aleksandri, nuk e di”,-ka treguar Renisi. Ndërkohë ka ndërhyrë edhe Ledion Liço, duke thënë “Edhe unë”, duke pohuar kështu, se edhe ai dikur ka konkuruar tek “Ethet…”

Në profilin e “The Voice Kids” krahas videos së mëposhtme është shkruar: “Kush i ka parë Renisin dhe Ledionin te ‘Ethet’?”

https://www.instagram.com/p/BeJYQyIARfc/?taken-by=voicealbania

Link: https://www.instagram.com/p/BeJYQyIARfc/?taken-by=voicealbania

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/Bd-XF8HgZxa/?taken-by=voicealbania