Home ShowBiz Zaimina Vasjari shkëlqen teksa tregon të plotë barkun e rrumbullakosur
Zaimina Vasjari shkëlqen teksa tregon të plotë barkun e rrumbullakosur
0

Zaimina Vasjari shkëlqen teksa tregon të plotë barkun e rrumbullakosur

0
0

Eshtë e çuditshme por fillimisht Zaimina i mohoi të gjithë zërat publik për shtazaninë e saj. Më pas vendosi që bënte publik disa detaje e më në fund u shpreh hapur, duke përmendur në emër edhe partnerin e saj dhe babain e fëmijës, të cilin e falenderoi që e bëri nënë.

Stadi tjetër i ballafaqimit mediatik të shtazanisë qe përgatitja e një feste me rastin e shtazanisë, event ky që u mediatizua sa s’ka më, sepse në të morën pjesë shumë emra të njohur të showbizz-it.

Së fundmi, bukuroshja ka lajmëruar një fotosesion, para se të sjellë në jetë vajzën e saj. Tipike kjo për shumë personalitete të botës së artit, që duan të përjetësojnë në mënyrë profesionale një përvojë që përsëritet rrallë në jetë.

Kësisoj kemi më poshtë një foto shumë të bukur, realizuar me mjeshtri, ku Zajminës vetëm i mbetet të shkëlqejë, teksa tregon barkun e rrumbullakosur.

https://www.instagram.com/p/BeQKjOsgzTr/?taken-by=zaimina_vasjari

Link: https://www.instagram.com/p/BeQKjOsgzTr/?taken-by=zaimina_vasjari

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BeLW6D9gbKX/?taken-by=zaimina_vasjari