1. Home
  2. ShowBiz
  3. Aurela Gaçe: Secila nga ne është pak nga ti Ariel
Aurela Gaçe: Secila nga ne është pak nga ti Ariel
0

Aurela Gaçe: Secila nga ne është pak nga ti Ariel

0
0

Rreth ngjarjes tronditëse që ka ndodhur në Shqipëri, ku një vajzë u vra nga një djalë 23 vjeçar, vetëm pse ajo i kishte refuzuar dashurinë, ka reaguar edhe Aurela Gaçe, e cila ka shprehur dhimbjen e saj për këtë ngjarje tragjike. Në rrjetin social instagram ajo ka shkruar:

Te jesh femer ne Shqiperi…. ne fakt kudo ne bote ka te fiksuar, kudo ne bote , edhe ne ate me te perparuaren ka njerez qe dashurine e shprehin me dhune, me posesivitet, me force…kudo ne bote ka vajza qe ndonjehere detyrohen prej kushteve te rrine ne nje marredhenie. Por ketu tek ne eshte e frikshme. NE EMER TE DASHURISE VRITESH, TE MERRET JETA NE MES TE DITES, TE DHUNOHET JO VETEM FIZIKU YT POR SHPIRTI . . Ne emer te dashurise je e denuar me vdekje. E pervec kesaj , ka njerez qe mendojne e thone se " nuk te ben njeri gje nese nuk do vete" 😠 . Ka njerez qe fajesojne femren nese psh degjojne se ishin te dashur e pastaj ajo deshironte lirine, nese degjojne se nje grua e martuar mund te kishte te dashur e ai ose burri e vret, sigurisht ne emer te dashurise te dyja palet ….pra ka nga ata njerez qe fajesojne femren. " mire ja beri se ajo tradhetoi " se ajo donte te ndahej " se kushedi c'ka bere ajo se kot s'te vret njeri " …. atehere po citoj fjalet e fundit te Arieles ne statusin e saj. "Armet nuk vrasin njerez, njerezit vrasin njerez " . Pervec te" dashuruarve " qe s'pranojne ndarje se ndryshe te marrin jeten, jemi edhe ne. Po po Ne, njerezit. Mentalitetet tona . Sa familje ka qe vajza u ka kerkuar ndihme kur burri e shkaterron , e vdes ne te rrahura perdite e familja I thote , s'ke vend ketu se je e martuar? Pse?????? Prej mentalitetit, prej frikes se çdo te thote bota jone e ngushte nese marr vajzen ne shtepi e i ja heq bishes nga duart….Sa vajza ka qe familja I merr ne gji e ato kthehen prape, prej frikes, prej tru-shpelarjes qe " I dashuruari " I ben , prej mentalitetit, prej femijeve nese kane…. Sa vajza kane marre vendimin e ai, trimi, ka qelluar mbi familjen qe mbrojti femijen e vete? Kjo eshte pertej çmendurise. Kush e ka te drejten te ta marre jeten ??????? E pervec "trimave" jemi edhe ne ….Kush jemi ne qe gjykojme nje vajze cilado qofte ajo , nese e meriton drurin e as me shume vdekjen? Dhe eshte e dhimbshme kur ka vete vajza qe e bejne kete😢, kur ka gra qe jane vete nena….kur ka djem qe erdhen ne jete pikerisht nga nena…. . Ndihma me e madhe qe ne mund t' u japim atyre qe ndodhen ne kete gjendje eshte te mos I vrasim vete.

A post shared by email info@managementgroup.al (@aurelagaceofficial) on

Link: https://www.instagram.com/p/BeQw880gDkM/?taken-by=aurelagaceofficial

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BbXeAhvAOrQ/?taken-by=aurelagaceofficial