0
0
Shefi i famshëm i kuzhinës, Renato Mekolli, si shumë personazhe të tjerë publik, jetën private e ka mbajtur gjithmonë për vete.
I ftuar pasditen e sotme në emisionin “Rudina” për herë të parë Renato foli për familjen e tij të cilët jetojnë në Athinë dhe kishte sjellë edhe foto të pjesëtarëve të familjes, foto e cila sapo u shfaq në ekran e bëri Renaton të përlotej.
Ai prezantoi prindërit, vëllain dhe nipin e mbesën, Rafail dhe Kloi të cilët i shtojnë më shumë gëzim familjes.
Prindërit i kishin dërguar Renatos një videomesazh ku i shprehën dashurinë dhe i thanë se janë shumë krenarë për të. Ndërsa Renato me lot në sy iu drejtua Rudinës dhe i tha: “Pse ma bëtë këtë?”
Link: https://youtu.be/qcA9XTfr78s?t=1237
Burimi i fotos kryesore: ©Tv Klan