Pritja e ëmbël e Zaiminës e ka bërë këngëraren seksi shumë aktive në rrjetet sociale. Ka treguar padyshim shumë nga vetja kohët e fundit dhe këtë e ka bërë pikërisht në instagram.
Një ditë më parë, këngëtarja ka treguar për herë të parë edhe partnerin e saj me një foto nga seti i fundit që ka bërë pak para lindjes. Ndërsa sot, ka treguar edhe për dietën që ka ndjekur gjatë kësaj kohe.
Në muajt e parë të shatzënisë, në fotot që publikonte në Instagram, Zaimina i vuri të gjithë në dyshime, aq sa për pak kohë, të gjithë menduan se shtatzënia mund të mos ishte e vërtetë. Me gjithë kujdesin dhe ndonjë manipulim të vogël, këngëtares nuk i binte pothuaj fare në sy barku, madje as ndonjë kilogram i shtuar.
E gjithë kjo gjendje perfekte fizike nuk është për shkak të ndonjë diete gjatë këtyre muajve të ëmbël, por për fat të gjeneve të saj.
Siç shkruan Zaimina në profilin e saj në Instagram, e kanë pyetur shumë për dietën që ka ndjekur për të qenë në formë, por fatmirësisht, ajo gjithçka e ka falë gjeneve:
“Më kanë pyetur shumë gjatë shtatzënisë lidhur me dietën që kam mbajtur dhe, përveç gjeneve, kam ngrënë shëndetshëm gjatë kësaj periudhe dhe trupi ka shtuar vetëm peshën e vogëlushes. Kështu që duajeni veten vajza”, – shkruan Zaimina në postimin e saj, pas një fotoje nga seti i fundit i shtatzënisë.
https://www.instagram.com/p/BeSwPF3gILD/?taken-by=zaimina_vasjari
Link: https://www.instagram.com/p/BeSwPF3gILD/?taken-by=zaimina_vasjari
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BeLW6D9gbKX/?taken-by=zaimina_vasjari