Home ShowBiz Orinda shtatzënë? Si i përgjigjet Turi pyetjes që po e ndjek çiftin ngado
Orinda shtatzënë? Si i përgjigjet Turi pyetjes që po e ndjek çiftin ngado
0

Orinda shtatzënë? Si i përgjigjet Turi pyetjes që po e ndjek çiftin ngado

0
0

Pas dasmës së tyre të mediatizuar jashtë mase, kanë qenë të shumtë ata që kanë pyetur ose hamendësuar për një pritje të ëmbël të Orindës, por që dyshimet janë rrëzuar poshtë shumë shpejtë sapo kjo e fundit ka postuar foto nga palestra apo me veshje të ngushta.

Dëshirën për një familje të madhe, si Turi dhe Orinda e kanë shprehur me kohë, por të gjithë janë kureshtarë se kur do të zgjerohet familja e tyre.

Por cili është reagimi i Turit për pyetjen që kanë filluar t’ua bëjnë gjithmonë e më shpesh të dyve?

I ftuar në “Pop Culture”, ai tha se po vazhdojnë të punojnë për këtë, por akoma nuk kanë asgjë për të thënë.

“Sapo Orinda të jetë tre muajshe, do të jem unë ai që do e postojë lajmin” u shpreh Turi duke qeshur.

Link: https://youtu.be/6AZ6PZ8J26I?t=1384

Burimi i fotos kryesore:  ©Top Channel