Home ShowBiz “The Voice Kids” historia emocionuese e Danjelës bëhet virale
“The Voice Kids” historia emocionuese e Danjelës bëhet virale
0

“The Voice Kids” historia emocionuese e Danjelës bëhet virale

0
0

Kënga del nga shpirti dhe kur ke një jetë jo edhe aq të bukur, po një zë mrekullues dhe mahnitës aq sa kur këndon përcjell gjithçka që mbart shpirti i pafajshëm, i latuar në skamje dhe sakrificë.

Njihuni me 13 vjeçaren nga kuksi, Danjela Toçi. Vogëlushja fitoi zemrën e trajnerëve dhe të publikut në natën e dytë të “The Voice Kids”, jo vetëm me zërin e saj, por edhe me historinë dhe optimizmin që e karakterizon në çdo hap. E menjëherë më pas, zëri dhe historia e saj pushtuan jo vetëm hapësirën e “The Voice Kids”, por edhe rrjetet sociale dhe portale të ndryshme në hapësirën mbarëshqiptare.

Vajza nga qyteti i Kukësit jeton me gjyshen e sëmurë, motrat dhe vëllanë e saj në një shtëpi tejet modeste, ku shumëçka prej sendeve që jemi mësuar të shohim në shtëpitë tona mungon. Jeta e Danjelës ndahet midis detyrave dhe pasioneve. Ajo përkujdeset për vëllanë me nevoja të veçanta, ndihmon prindërit të cilët jetojnë në fshat, larg fëmijëve, për të siguruar jetesën për të gjithë. Patjetër që një pjesë e rëndësishme pë Danjelën është edhe muzika.

Por ajo që e karakterizon Danjelën është natyra e saj pozitive. Mirënjohëse ndaj çdo gjëje që ka në jetë ajo dëshiron të shijojë çdo eksperiencë. Danjela solli në ”The Voice Kids” një pozitivitet shembullor, që na prek të gjithëve.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=DmFvOgKbLGk

Link: https://www.youtube.com/watch?v=6zZCQYHVuo0

Burimi i fotos kryesore:  ©Top Channel