Home ShowBiz A mund të quhet e konfirmuar…?! Merr fund miqësia mes Zaimina Vasjarit dhe Rezarta Shkurtës!
A mund të quhet e konfirmuar…?! Merr fund miqësia mes Zaimina Vasjarit dhe Rezarta Shkurtës!
0

A mund të quhet e konfirmuar…?! Merr fund miqësia mes Zaimina Vasjarit dhe Rezarta Shkurtës!

0
0

Miqësisë mes dy këngëtareve bukuroshe duket se i është konfirmuar fundi. Kjo gjë mund të thuhet me më shumë bindje tani pas ardhjes në jetë të Khloe, fëmijës së parë të Zaiminës.

Ato të dyja nuk ndiqen më në rrjetet sociale, nuk kanë më foto bashkë dhe nuk janë parë më së bashku në evente të ndryshme.
Në lidhje me vajzën e porsalindur, asnjë postim apo urim nuk erdhi nga Rezarta për miken e saj, që tashmë mund të quhet ish-mikeshë.

Grimcat e para të dyshimit se kësaj miqësie i erdhi fundi, u krijuan që në “babyshowerin” e Zaiminës, ku mungonte Rezarta e cilësuar si mikesha e saj e ngushtë, duke qenë se me shumë gjasa nuk është ftuar.

Kaq ka mjaftuar në atë periudhë që në media ato të pyeten për këtë ftohje mes tyre, por asnjëra nuk e ka pranuar.

Madje Shkurta në një intervistë është shprehur se tashmë Instagramin e kishte vetëm për punën dhe biznesin e saj dhe asgjë më shumë. Ndërsa Zaimina nuk është prononcuar lidhur me këtë çështje, duke u fokusuar tek shtatzënia e saj.

Eshtë e vërtetë se për një arsye apo një tjetër, asgjë nuk është e përjetshme.

https://www.instagram.com/p/Beimy51g9-c/?taken-by=zaimina_vasjari

Link: https://www.instagram.com/p/Beimy51g9-c/?taken-by=zaimina_vasjari

https://www.instagram.com/p/BeTJMwonH9n/?taken-by=rezartashkurta

Link: https://www.instagram.com/p/BeTJMwonH9n/?taken-by=rezartashkurta

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BUXCb1flM-7/?taken-by=rezartashkurta / https://www.instagram.com/p/BaZfLk3hhsM/?taken-by=zaimina_vasjari