Home ShowBiz Bes Kallaku në rrezik, Xhensila merr telefonin dhe e filmon
Bes Kallaku në rrezik, Xhensila merr telefonin dhe e filmon
0

Bes Kallaku në rrezik, Xhensila merr telefonin dhe e filmon

0
0

Besi të krijon përshtypjen se është nga ata njerëz të aftë për gjithçka e që përshtatet kudo. Pak ditë më parë ai dhe e shoqja, na emocionuan me fotot dhe videot në “Fundjava ndryshe”, ku u erdhën në ndihmë një familje në nevojë.
Ndërsa sot i kthehemi rishtas “gallatës” e pashmangshme kur ke të bësh me një komedian natyral si Bes Kallaku. Ai ka publikuar një video në Instagram ku shihet teksa mban ekuilibrin në një pemë gjysmë të rënë. Pamjet janë marrë në zonën e kodrave të liqenit artificial në Tiranë dhe siç mund të shihet në video, poshtë trungut në të cilin Besi po ecën , ka vetëm ujë dhe barishte. fatmirësisht ai e shmang rënien, përndryshe nuk do e trajtonim me humor këtë çështje.

Në video dëgjohet zëri i Xhensilës teksa ajo thotë se është në pritje të rënies. Por Besi, siç e thekson edhe vetë krahas videos “është mësuar me këto gjëra, pasi është katunar!”.

https://www.instagram.com/p/BenKgz3hSSK/?utm_source=ig_embed

Link: https://www.instagram.com/p/BenKgz3hSSK/?utm_source=ig_embed

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BenPVU_hAV2/?taken-by=bes_kallaku