Kur dy personazhe të famshëm lidhin jetën me njëri-tjetrin, duhet të marrin parasysh se privatësia gjithnjë do ketë pikpyetje.
Turjan Hyska dhe Orinda Huta janë kthyer ndër më të komenturit të showbizz-it. Orinda kohët e fundit ka qenë mjaft e komentuar pasi u përhap lajmi për një shtazani të mundshme të saj.
Gjë që jo vetëm ajo, por edhe Turi e mohoi kategorikisht.
Së fundmi çifti kanë blerë shtëpi të re. Lajmin e ka bërë të ditur aktori i njohur Juljan Deda. Ky i fundit ka publikuar një foto në Insagram ku shfaqet së bashku me një pjesë të stafit të “Apartamentit 2XL” të cilët i kanë shkuar për vizitë çiftit në shtëpinë e tyre të re.
“Te Turi për vizitë në shtëpinë e re’, ka shkruar Juli në përshkrimin e fotos.
https://www.instagram.com/p/BeoQYj_g0Vi/?taken-by=juldeda