Pas suksesit që korri në bashkpunimin e parë me këngëtarin e mirnjohur grek Lefteris Pantazis me këngën “Ma tha dhe papagalli”, një remake i të famshmes “O Papagalos”, një hit i padiskutueshëm në të dy vendet, tashmë përgatituni për një projekt të ri që do bashkojë zërat e tyre.
Devis Xherahu na bën me dije se kënga e re, në bashkpunim me Lefteris Pantazis, do flasë për dashurinë dhe do mbajë titullin “A më do … Un’të dua shum… ”.
Duke marrë parasysh dy emrat e mëdhej, që do gërshetojnë punët e tyre, pritet një superproduksion.
Në anët tjetër, më herët kemi parë një video sa qesharake aq edhe prekëse, ku Devisi dhe Ermal Mamaqi, përgatiteshin të këndonin në pedonalen e Tiranës, për bamirësi. Ndoshta edhe mes tyre po projektohet diçka. Por këtë ia lëmë kohës ta zbulojë.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=0_LqUZT2fuQ
https://www.instagram.com/p/BeiGvYEF9zz/?taken-by=ermalmamaqiofficial
Link: https://www.instagram.com/p/BeiGvYEF9zz/?taken-by=ermalmamaqiofficial
Burimi i fotos kryesore: ©Arkiva News