Bledar Sejko është një ndër Rockerët me katër “R” kapitale që ka Shqipëria. Vlerësimin e bën vetë koha dhe askush nuk mundet veç të përulet para kohës. Shumkush mund ta njohë Sejkon si kitaristi në orkestrën e “Top Channel”, por është e kotë të thuhet se ai nuk është vetëm kaq. Për ta njohur vërtet duhet kërkuar pafundësisht në analet e historisë së rockut shqiptar.
Le të themi se nëse nuk do shfrytëzohej kopiuteri si, dajre, daulle, kitare, klarinetë, piano, me pak fjalë si “saze” orkestrimesh, emri i tij do njihej edhe mes të rinjve të sotëm.
Gjithnjë flokgjatë dhe artist në hije, paraqitje dhe përbërje. Shembulli i individit që të bën të kuptosh pse nuk duhet hequr dorë nga ëdrrat dhe dëshirat.
Sejko është padyshim artist në kuptimin më kardinal të fjalës. Artistët janë njerëz të punës, të vetmohimit dhe të sakrificës. Jo njerëz të luksit, shpenzimeve të kota dhe marketingut. Rockerët e vërtetë si Sejko, e përçmojnë industrinë e muzikës pikërisht se i vë një çmim artit dhe artistëve, skllavëron kreativitetin dhe e vë në funksion të bankomatit. Bledar Sejko, një jetë të tërë me telat e kitarës, ka ndarë me miqtë një kujtim të bukur. Me anë të një fotografie postuar online, ka zbuluar kitarën e tij të parë, të cilën e ruan prej 30 vitesh.
Kitaristi shprehet se ajo është shumë e veçantë për të, pasi është realizuar në kushte primitive siç e quan ai nga babai dhe vëllai i tij, të cilët i vunë edhe emrin ‘Eterna de luxe’
“Kitara ime e parë. E bërë vetë në kushte primitive nga vëllai dhe babai im. Emrin ja vunë përsëri ata, ‘Eterna de luxe’, kanë kaluar më shumë se 30 vjet dhe unë e kam akoma, kështu që diçka të përjetshme e paska patur”, ka shkruar Sejko.
Më poshtë një ndër performancat më të shquara dhe të vlerësuara ndërkombëtarisht të legjendës së Rock-ut Bledar Sejko:
Link: https://www.youtube.com/watch?v=3u5Se-vJ6MA
Burimi i fotos kryesore: https://www.facebook.com/photo.php?fbid=1009335135814440&set=pb.100002138891423.-2207520000.1517472561.&type=3&theater