U bënë disa vite që Ermira është fokusuar më shumë në jetën e natës dhe muzikën live sesa në këngë të reja e videoklipe.
Këngëtarja e njohur korçare, Ermira Kola, është rikthyer në Top Show pas 10-vjetësh mungesë. Xhoni, djali i saj ka lindur para 15 muajsh, fëmija i parë i Ermirës, i cili ia ka ndryshuar jetën dhe i ka rrëzuar asaj të gjitha prioritetet. Kjo ndjesi dhe përgjegjësi në të njëjtën kohë i ka bërë mirë Ermirës, madje ajo po e shijon kaq shumë kohën me të birin, saqë nuk shqetësohet që është shkëputur nga muzika. E bekuar që Zoti e ka bekuar me një fëmijë, Ermira pranon pa Xhoni e ka vënë në plan tjetër muzikën.
E ftuar mbrëmjen e së mërkurës në Top Magazine, pas një mungese të gjatë, duke folur për problemet e artistëve, Ermira rrëfeu edhe për të rejat në jetën private: “Kohët e fundit jam bërë nënë. Kam sjellë në jetë një djalë, Xhon, i cili është 15 muaj. I jam përkushtuar me kohë të plotë. Por më ka tërhequr kjo pjesa e mëmësisë, ai po bëhet një me artin”, – thotë Ermira duke pranuar se, para se të vinte në jetë Xhoni, as bashkëshorti nuk ia kishte zënë vendin e artit: “Arti është i pari, burri i dyti. Burrin e dashurova, sepse ai dashuroi te mua pjesën e artit. Nëse nuk do të ishte kështu, nuk do ta merrja”, – thotë me humor Ermira.
Megjithatë, ka diçka peng. Edhe pse është e lumtur që Zoti e bekoi me fëmijë, do të donte të kishte edhe një vajzë: “Unë u gëzova që Zoti më bekoi me një fëmijë, por e doja vajzë. Kështu që do bëj çmos ta bëj dhe një vajzë”, – shton Kola.
Dhe kjo kohë, ndoshta nuk do të jetë shumë e gjatë: “Tani dua të rinis të bëj edhe një bebe të vogël, nëse do mundem dhe nëse do Zoti.”
Xhoni kërkon një motër tani… Dhe nënat e duan gjithmonë një shoqe për vete.
https://www.facebook.com/tch.topshow/videos/10155190530186269/
Link: https://www.facebook.com/tch.topshow/videos/10155190530186269/
Burimi i fotos kryesore: ©Top Channel