Home Aktualitet Facebook përfundon në gjyq, për shkak të një vagine nga shekulli i 19-të
Facebook përfundon në gjyq, për shkak të një vagine nga shekulli i 19-të
0

Facebook përfundon në gjyq, për shkak të një vagine nga shekulli i 19-të

0
0

 

Nëse emri i Frédéric Durand-Baïssas nuk ju thotë asnjë, nuk keni faj.

Parisi është bërë dje arenë e një beteje të re ligjore. Parashikohet e fortë dhe e bukur. Në mes janë rrjeti më i madh social Facebook dhe një përdorues i thjeshtë i këtij rrjeti.

Emri i Frédéric, nuk i ka thënë asgjë as vetë Facebook deri para disa kohësh, kur u përball me një padi prej tij.

Frederik, me profesion mësues, në shkurt të vitit 2011 kishte postuar në faqen e tij në Facebook pikturën e famshme të Gustave Courbet “Origjina e botës”.

Pas publikimit, Facebook ka mbyllur faqen e Frederikut. Ky, nuk e ka lënë me aq, por ka nisur disa muaj më vonë një përpjekje titanike me rrjetin social për të rimarrë faqen e tij.

Përballë refuzimit, ai e ka çuar çështjen deri në nivelet më të larta të gjykatave franceze, duke e detyruar gjigandin e internetit që të ulet në tryezën e të paditurit në Gjykatën e Parisit.

Sipas avokatëve të rrjetit social, llogaria është suprimuar për arsye se përdoruesi ka përdorur një pseudonim, gjë që asaj kohe ishte kundër rregullave të përdorimit të Facebook.

Por avokatët e rrjetit social kanë ngritur supet, kur janë pyetur se përse gjatë atyre viteve nuk kishin suprimuar një adresë të dytë që akuzuesi i tyre mbante po me pseudonim, por kishin fshirë vetëm atë ku ishte publikuar tabloja “Origjina e botës”?!

Kjo e fundit disa vite më parë u vlerësua me çmimin prej 35 milion paundësh.

Vendimi për këtë çështje nga gjykata e Parisit pritet të merret në muajin mars, por deri atëherë duket se do të vijojnë debatet për demokracinë, censurën, lirinë e shprehjes dhe për “tërheqjen e vëmendjes” me çdo kusht …

joanna-hiffernan nintchdbpict000289162644 nintchdbpict0003821303231

Burimi i lajmit: https://www.thesun.co.uk/tech/5489727/facebook-france-porn-art-censored-vagina-painting/