Home ShowBiz Vini dhe Ola kujtojnë fillimet e dashurisë në “Portokalli”
Vini dhe Ola kujtojnë fillimet e dashurisë në “Portokalli”
0

Vini dhe Ola kujtojnë fillimet e dashurisë në “Portokalli”

0
0

Ata janë njohur në ‘Portokalli’ ku bënin personazhet e Vinit dhe Silvës. Ervin Bejleri dhe Gladiola Harizaj  i bashkoi puna që bënin me njëri-tjetrin, por asnjëherë nuk e pranonin që janë të dashuruar.

Në intervistën në ‘Mos i fol shoferit’ nga Rudina Dembacaj, aktorët treguan historinë e tyre të dashurisë, që filloi në ambientet e vendit ku punonin.
Vini: “E kam lënë të rrjedhë vetë, në cdo dyshe që kemi marrë, është detyruar të rrinim në kontakt me njëri-tjetrin.

Të detyron puna. Ajo ishte puna e vetme që kishim në atë kohë dhe në institucion shkonim të pinim ndonjë kafe, jo vetëm gjatë orarit të punës.

Dhe duke punuar, hidh një batutë pak më tepër, të lidh një derë e hapur.”
Ola: Kishte një kimi që të dy ne nuk e pranonim me gojë sepse ishte shumë e rrezikshme që i bie se nqs unë ndjeja dicka nuk mund ta thoja pa qenë 100% e bindur nga ana tjetër sepse s’kishte më shoqëri.

Është raport i vështirë përderisa njihesh prej vitesh. E njëjta gjë ishte dhe nga ana e Vinit derisa na e bënë të qartë të tjerët që dëgjo se ju duheni, kishte kunja. Kishte dhe supozime të gazetarëve e meqë thonin ashtu, thamë hajt po e provojmë njëherë.

Link: https://youtu.be/d1KMH7uzOTg?t=1488

Burimi i fotos kryesore: ©Ora News