Mëngjesi në Top Channel, ka qenë mjaft poetik dhe teatral, duke qenë se aktorja Ema Andrea ishte e ftuara e emisionit ‘’Wake Up”, ku foli për karrirën e saj, teatrin por dhe për lajmet rozë që e kanë bërë së fundmi protagoniste të rrjetit.
Ema shquhet për tipin e saj karizmatik. Një femër ndryshe me ide liberale dhe një botkuptim të jashzakonshëm artistik.
E pyetur nga moderatorët e emisionit se si e kishte zemrën në këtë përiudhë aktorja shqiptare ka thënë se e ka plot dhe se gjithmonë e ka pasur plot vetëm se kohët e fundit i është shtuar volumi.
“Zemrën e kam plot përherë, por është e vërtetë tani më është shtuar volumi zemrës”, çka lë të nënkuptohet se aktorja po përjeton një periudhë lumturie. Mediat rozë kohët e fundit shkuajnë se Ema ndodhet në një lidhje të re dashurie.
Pas shfaqjes “Nëna dhe fëmija”, që u mirëprit nga publiku artdashës, Ema tha se shumë shpejt atë do ta shohim më afër regjisë,ndërkohë që teatrit do ti rikthehet në një moment tjetër.
https://www.facebook.com/wakeuptch/videos/10156061997644793/
Video: https://www.facebook.com/wakeuptch/videos/10156061997644793/
Burimi i fotos kryesore: ©Top Channel