Hermes Nikaj herë pas here tregon histori, disa prej të cilave janë të trilluara, e disa të tjera, për të cilat betohet se janë tërësisht të vërteta, ndodh të jenë vërtet të tilla.
Së fundmi “Zogu” ka rrëfyer historinë e një mikeshës së tij, e cila ishte gjatë ciklit menstrual, kohë në të cilën i kishte ardhur edhe partneri nga jashtë shtetit dhe donin të kryenin marrëdhënie seksuale.
Vajza i ka treguar se për të ndaluar gjakrrjedhjen dhe për të shijuar kënaqësinë me partnerin e saj, është detyruar të fusë letra të lagura në zonën intime.
Hermesi rrëfen:
Ajo ishte me perioda. Kishte vendosur letra të lagura dhe i kishte ardhur zor t’i hiqte letrat, pasi bëri seks edhe kur kishte shkuar në dush. Kishte një ditë e gjysmë me letrat brenda, kur shkoi tek një estetiste. Estetisja i dha zgjidhjen, por ajo duhej të shkonte tek gjinekologia, jo tek estetistja. Estetisja i tha “mos u mërzit, s’je as e para e as e fundit. Futu në dush, fut gishtat dhe mbaro punë”. Unë di edhe femra të tjera që bëjnë këtë gjë”.
Ndërkohë, Dajana, prezantuesja e emisionit dha një këshillë me vlerë, duke u shprehur:
Vajza, më shumë se të frekuentoni parukeritë, frekuentoni gjinekologun”.
Link: https://youtu.be/TgOtrBqxuqE?t=825
Burimi i fotos kryesore: ©Ora News