1. Home
  2. ShowBiz
  3. Çifti e paskan vendosur… Lajme të reja nga Danjeli dhe Fotinia
Çifti e paskan vendosur… Lajme të reja nga Danjeli dhe Fotinia
0

Çifti e paskan vendosur… Lajme të reja nga Danjeli dhe Fotinia

0
0

U martuan në shtëpinë e Big Brother, Danjeli dhe Fotinia, pasi dolën lajmëruan fansat se do të bëjnë një dasmë që do të mbledhë të afërmit dhe të gjithë miqtë e çiftit. Por pak javë pas daljes nga shtëpia, planet ndryshuan. Dasma u shty për një kohë tjetër. Koha që u përfol ishte vjeshta e vitit të kaluar, por edhe ky propozim ra shpejt, për shkak të angazhimeve dhe pamundësisë së çiftit.

Të ftuar pak kohë më parë në Pop Culture, Danjeli dhe Fotinia  thanë se po prisnin të ngrohej koha për të bërë dasmë. Një variant të mundshëm, ata konsideruan pranverën, por me sa duket, sërish kanë ndryshuar mendim. Për stinën, jo për kohën e ngrohtë.

Në një lidhje live së fundi nga Instagrami, një komunikim që çifti fitues i Big Brother ka dëshirë ta bëjë shpesh me fansat, këta të fundit kanë përsëritur të njëjtën pyetje: Kur do të martohen?

Varianti, këtë herë është vera. Planet e mëparshme janë shtyrë për shkak të gjendjes ekonomike, kanë thënë Danjeli dhe Fotinia. Me sa duket, këtë herë e kanë vendosur, nuk ka më shtyrje.

Link: https://youtu.be/OLXFx7hZ2N0?t=571

Nisur nga postimet ne rrjetet socjale duam tju bejm me dije..Per kenaqesine tone, per kenaqesine e familjareve tane qe nuk munden te ishin pjese si dhe me kenaqesine e pjesemarrjes tuaj, ne vendosem te organizonim dasmen tone te madhe ne muajin nentor. Pavaresisht impenjimit tone gjate ketyre tre muajve per planifikimin dhe organizimin e nje eventi sic e kemi enderruar, ndjejme detyrimin t'ju njoftojme sot se e kemi te pamundur. Sikunder qe ne akoma nuk kemi perfituar vleren e cmimit te madh te Big Brother dhe shpenzimet per nje organizim te tille I tejkalojne mundesite tona aktuale, me shume keqardhje, dasmen nuk mund ta zhvillojme ne daten qe kishim percaktuar. Megjithate kjo nuk na pengon ta enderrojme serisht. Ne jemi ketu, dashuria eshte mes nesh, e kjo mjafton per te rritur familjen tone te re. Mbase lajme te mira do te vijne me ardhjen e luleve te pranveres…. Ju duam shume miq!

A post shared by Danjel Fotini Dedndreaj (@la_fo_da) on

Link: https://www.instagram.com/p/BbO42hAH0K_/?taken-by=la_fo_da

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BbrsSjSH_8f/?taken-by=la_fo_da