Home ShowBiz Agron Llakaj i fyen rëndë rubrikën, reagon Eni Çobani
Agron Llakaj i fyen rëndë rubrikën, reagon Eni Çobani
0

Agron Llakaj i fyen rëndë rubrikën, reagon Eni Çobani

0
0

“Shihemi në gjyq” e Eni Çobanit tek “E diela shqiptare”, cilësohet rubrikë banale dhe varfëri shpirtërore. I ftuar në emisionin radiofonik “Chaud Patate’ Agron Llakaj e quajti rubrikën më banale të emsionit.

“Në qoftëse ka një pjesë banale te Ardit Gjebrea është pikërsiht gjyqi i Eni Çobanit. Dhe si të tillë unë e kam marrë gjetje për të demaskuar këtë lloj gjyqi, pasi ajo mund të jetë avokate e së drejtës, por ajo është një banalitet. Dhe duke u nisur populli kështu si jemi ne, që i ka sytë te ekrani për punë dhe të ardhme, këtë do ta quaja banalitet, varfëri shpirtërore e njerëzve që nuk kuptojnë se çdo të thotë të ndërtosh të ardhmen”, ka thënë Llakaj.

Reagimi i Eni Çobanit nuk vonoi.

“Të jesh i lirë është e drejtë themelore e çdo kujt që vjen në jetë, por të jetosh dhe të flasësh si njeri i lirë është virtyt dhe vlerë. Faleminderit Tv Klan për lirinë që më fal çdo ditë”, ka shkruar Eni, jo pa qëllim.

https://www.instagram.com/p/Be6ORvhnm7K/?taken-by=enicobani

Link: https://www.instagram.com/p/Be6ORvhnm7K/?taken-by=enicobani

Burimi i fotos kryesore: https://www.facebook.com/photo.php?fbid=1301521669863923&set=pb.100000183081274.-2207520000.1518079596.&type=3&theater / https://www.facebook.com/photo.php?fbid=1779609695404156&set=pb.100000654290223.-2207520000.1518079701.&type=3&theater