0
0
Çifti Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku mund të konsiderohen çift hit. Popullariteti i tyre është në evolucion të vazhdueshëm, nga “one man show” tek kënga pop dhe ajo pop-folk. Tashmë gjithçka që ata bëjnë tërheq vëmendje dhe marketon tejmase.
Dyshja kanë lënë pas angazhimet në profesionet e tyre për të pushuar disa ditë. Ata kanë udhëtuar drejt Greqisë, për më saktë Santorini. Prej andej Xhensila ka publikuar pamje përrallore nga hoteli ku po qëndrojnë. Këngëtarja bukuroshe me imazhet e sjella përcjell qetësinë e qytetit dhe kaltërsinë madhështore që karakterizon mëngjeset në atë qytet.
Moti i kthjellët e ka bërë të mrekullueshëm këtë agim për Besin dhe Xhensilën.
Link: https://www.instagram.com/xhensilamyrtezaj/