Në tabloidët rozë u bë shumë zhurmë dje, në lidhje me një foto të Shpatit dhe një vajzë marokene. Të gjithë, përfshi edhe miqtë aluduan se bukuroshja është e dashura e tij.
Këngëtari Shpat Kasapi, i ftuar në studion e “Pop Culture”, ka zbuluar të vërtetën e fotos së publikuar duke shpjeguar se vajza është mikeshë dhe jo e dashura e tij: “Vajza në foto nuk është e dashura ime, është thjesht mikeshë shumë e mirë”.
Ndërkohë Shpati ka zbuluar gjatë intervistës së tij edhe vendet më të çuditshme ku ka dhënë autografe në trupin e vajzave: “Kam dhënë autografe në shumë vende të çuditshme, si psh në gjoksin e vajzave apo në këmbët e tyre. Vajzat kanë bërë çmenduri për mua në kohën kur publikova albumin e parë. Periudha kur fitoja më shumë para ishte në vitet 2000”.
Shpati dikur i fejuar me Afërdita Dreshën, tashmë po jeton një lidhje të rëndësishme për të cilë ka preferuar të heshtë publikisht.
Link: https://youtu.be/mI_7yYgKtiY?t=618
https://www.instagram.com/p/BfEPubJHQQ-/?taken-by=shpatkasapi85
Link: https://www.instagram.com/p/BfEPubJHQQ-/?taken-by=shpatkasapi85
Burimi i fotos kryesore: ©Top Channel