Dashuria është më e bukur kur mbushet me momente të lumtura.
Festa e të dashuruarve nuk quhet e festuar po nuk pati një kujtim edhe në rrjetet sociale. Eshtë 2018-ta dhe evoluime të tilla të privatësisë janë mëse normale. Dje interneti u përmbyt nga zemrat e kuqe, poezitë dhe trëndafilët, por qershia e mbrëjes ishte darka e Getit me Marinën
Ka qenë moderatorja ajo që e ka zbuluar me një video të postuar në Instagram ku shihet me Getoarin në një darkë romantike, të ulur në një tavolinë, të rrethuar nga drita në formë zemre.
Gjatë videos lumturia ishte e lexueshme në buzëqeshjen e çiftit, ndërsa “Love on the brain” nga Rihanna, luhej në sfond.
“Duajeni njëri-tjetrin. Gëzuar Shën Valentinin”, është mesazhi i Marinës.
https://www.instagram.com/p/BfMKvx_lDIp/?taken-by=marina_vjollca
Link: https://www.instagram.com/p/BfMKvx_lDIp/?taken-by=marina_vjollca
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BeQxQyMlha8/?taken-by=marina_vjollca