Aulona Musta etiketohet si më pak thumbuese, në “Thumb”, por vetëm nëse e krahasojmë me Fatmën, “parneren e saj në krim”.
Pasi e marrë si personazh i veçantë ajo ka aftësi mahnitëse me anë të drejtpëdrejtshmërisë dhe sinqeritetit. Tek e fundit kjo është gazetaria cilësore. Të raportosh pa e zgjatur dhe zbukuruar shumë.
Asgjë nuk ka ndryshuar në fakt, përveç Aulonës që kësaj rradhe ka thumbuar solo. Në një intervistë 90 sekonda me Eraldon, ajo ka rrëfyer disa detaje personale nga jeta e saj private, por jo vetëm.
E pyetur se sa rol ka talenti për të qënë pjesë e televizionit, Aulona e njohur për natyrën e saj të drejtpërdrejtë, ka dhënë një përgjigje që jo shumë veta kanë guxim ta shprehin:
“Për fat të keq sot dhe e këtë e them me bindje se pjesa më e madhe e atyre që janë në ekran, nuk janë në bazë të meritës, por janë sepse kanë aftësi të tjera, jashtë ekranit, te zyrat e shefave, aftësi gojore, por jo në ekran se në ekran belbëzojnë zakonisht”.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=7ugV0AjP2pU
Burimi i fotos kryesore: https://www.youtube.com/watch?v=7ugV0AjP2pU