Duke folur për marrëdheniet e tij me ekranet shqiptare, rikthimi i tij në Top Channel u bë pjese e bisedës në “Një kat më lart”. Pas 10 vitesh pa shkuar në atë televizion, Jul Deda u shfaq në programin e Luana Vjolles ndërsa Ermali e pyet sesi u ndje për këtë ftesë dhe çfarë vuri re në këtë rikthim të tijin.
Juli foli hapur për moderatorit Ermal Peçi në programin “Një kat më lart”.
“Më erdhi mirë që më ftuan. Takova Zhaden, sanitaren më të njohur në Top. Pashë që disa gjëra kishin ndryshuar, jo për mirë. Nuk na vjen mirë që një media e tille shkon për keq. Brenda televizionit vazhdojnë vegjitojnë disa njerëz, që kanë kontribuar që ai televizion të jetë në atë gjendje” – tha Juli.
Por pas këtij rikthimi, a e ka menduar ai veten sërish pjesë të TCH? Jul Deda e ka një përgjigje teksa nuk ngurron të tregoj sekretin e suksesit edhe te “The SHBLSH” .
Link: https://youtu.be/ug3VgEQzUoA?t=1089
Burimi i fotos kryesore: ©IN Tv