Home ShowBiz “Bad Boy 4 Life”, fejohet Stresi. Ndan me fansat momentin special
“Bad Boy 4 Life”, fejohet Stresi. Ndan me fansat momentin special
0

“Bad Boy 4 Life”, fejohet Stresi. Ndan me fansat momentin special

0
0

“Bad Boy 4 Life”, përjetësisht djal i keq, por me një zemër të madhe e të butë për të dashurit. Që kur foli publikisht për herë të parë për të dashurën e tij, u pa se “çuni i keq” e paska një pikë të dobët në jetë.

Shpirti i tij artistik nuk kishte se si të ishte ndryshe, e kjo i shton pikë edhe te fansat.

Një ndër reperët më të ndjekur në Shqipëri, Stresi, ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt martesës dhe lidhjes së jetës së tij me Kejsin, një vajzë, që jo vetëm ai e do dhe e respekton, por edhe nëna e tij ka folur me superlativa, gjatë një interviste te “Rudina”.

Në profilin e tij në instagram, artisti rebel, i lakuar disa herë në media për problemet me ligjin, ka publikuar foto nga një moment shumë i ëmbël dhe i ndjerë, gjatë shkëmbimit të unazave të fejesës, me të dashurën e tij e tashmë bashkëshorten e ardhshme.

Kënaqësi e jashtzakonshme për ndjekësit që e kanë uruar pafund, duke e bërë edhe më të veçant këtë moment për çiftin.

https://www.instagram.com/p/BfYkhXUBG10/?taken-by=stresi

Link: https://www.instagram.com/p/BfYkhXUBG10/?taken-by=stresi

Link: https://www.youtube.com/watch?v=st08_DF42YQ&t=276s

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BfMGFYehOUq/?taken-by=stresi