0
0
Ish-drejtoresha e Burgut të Grave në Tiranë, dhe nëna e modeles shqiptare Oriola Marashi, Xhoi Jakaj, ka qenë e ftuar ditën e sotme në emisionin “Kush vjen për drekë”, ku ka marrë një mesazh emocionues nga vajza e saj e madhe, Xhulia, e cila i shprehu publikisht dashurinë dhe krenarinë nënës së saj.
E prekur dhe me lot në sy, Xhoi u shpreh se isha habitur që ishte pikërisht Xhulia ajo që kishte bërë videomesazhin, pasi është natyrë më e mbyllur.
“Jam shumë e lumtur që ishte Xhulia, sepse Oriola tashmë është bërë qendra e botës dhe e universit.”-u shpreh nëna e modeles.
Link: https://youtu.be/bUGRSAzpzPA?t=2303
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BecwbwPBo4z/?taken-by=xhoijakaj