0
0
Eshtë në stilin e saj që të shprehet duke provokuar. Këngëtarja seksi Xhesika Ndoja, është diskutuar së fundmi në media për disa foto, të cilat u cilësuan të përpunuara me photoshop.
Bukuroshja u shpreh e revoltuar me portalet që i dhanë shumë vëmendje në këtë mënyrë. Por sakaq ajo ka tërhequr vëmendje sërisht.
Këtë herë ajo ka zbuluar tatuazhin e saj të ri me një postim në Instastory.
“Një libër është një histori për mendjen. Një këngë është një histori për shpirtin”, shkruhet në trupin e Xhesikës.
Ky tatuazh duket të ketë qenë shumë i dhimbshëm pasi këngëtarja me një postim tjetër shkruan “Ça dhimbje”.
Link: https://www.instagram.com/xhesikandoja_official/
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/xhesikandoja_official/