Home ShowBiz Ç’lidhje ka “Portokalli” me Rudina Magjistarin. Dëgjoni me vëmendje fjalët e Rezart Veleshnjës
Ç’lidhje ka “Portokalli” me Rudina Magjistarin. Dëgjoni me vëmendje fjalët e Rezart Veleshnjës
0

Ç’lidhje ka “Portokalli” me Rudina Magjistarin. Dëgjoni me vëmendje fjalët e Rezart Veleshnjës

0
0

 

Të ftuar në “Top Show”, regjisori Altin Basha, moderatorja Xhemi Shehu dhe aktorët Renada Caci, Delinda Zhupa dhe Rezart Veleshnja zbuluan detaje nga fillimi i spektaklit të humorit “Portokalli”

Vetëm pak ditë na ndajnë nga rikthimi në ekran dhe si gjithmonë pritshmëritë janë të shumta dhe këtë radhë premtojnë se veç të tjerash do të kapin “Peshkun e Madh”!

Fillimisht, Altin Basha zbulon se Rezart Veleshnja do të vijë me personazhe femër. Aktori tregon më tej se është një prezantuese, moderatore. “Ajo nga 100 fjalë, 98 janë gafa”, thotë ai.

Më tej, Xhemi Shehu tregon se së bashku me Salsanon do të sjellin “Romeo dhe Zhuljetën”. “Do t’i sjellim në epoka të ndryshme. Do ta nisim nga epoka e Skënderbeut”, tregon Xhemi.

Ndërkohë, Delinda Zhupa thotë se do të jetë në “Portokalli” me dy personazhe. “Kam dy personazhe, historianen që kisha edhe sezonin e kaluar dhe një tjetër personazh që nuk po e zbuloj”, thotë Dalinda.

Simbolika është “peshku i madh”, por a do të ketë këtë sezon më shumë politik? Kësaj pyetjeje i dha përgjigje regjisori Altin Basha. “Humor politik ka pasur gjithmonë, pasi ai është i preferuar nga publiku. Sigurisht që do të ketë personazhe politike, por edhe mënyra se si ndikon politika në jetën e njerëzve, por nga ana tjetër ka edhe personazhe të rinj”, tregon Altin Basha, regjisor i Portokallisë.

Këto janë vetëm disa nga të rejat e këtij sezoni, që starton në 4 mars.

https://www.facebook.com/tch.topshow/videos/10155260406886269/

Link: https://www.facebook.com/tch.topshow/videos/10155260406886269/

Burimi i fotos kryesore: