Turi është një ndër personazhet më të dashur të ekranit, me një përvojë shumëvjeçare dhe me shumë produksione me emrin e tij. Aktualisht ai moderon emisionin e përjavshëm Oktapod në Vizion Plus.
Nuk është edhe aq i “pafajshëm”, sa lë të kuptohet nga paraqitja e tij dhe këtë ai e ka pohuar në disa intervista. Herë pas here thumbon me statuse edhe realitetin në të cilin ndodhemi. Këtë ka bërë edhe me statusin e fundit ku pyet për ”bananet”. ”Bananja haet apo pihet”, shkruan moderatori.
Menjëherë pas këtij postimi Turit i ka ardhur një kërkesë miqësie në Instagram nga policia e shtetit. ”Ajo që pritej ndodhi”, shkruan Turi në kërkesën e miqësisë. Rastësi vallë?
Link: https://www.instagram.com/turjanhyska/
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BU3ryNwlDd3/?taken-by=turjanhyska