Moderatorja e famshme Iva Mera, ka rënë viktimë e një hakerimi të profilit të saj në facebook.
Kjo nuk është hera e parë në fakt që i ndodh një personi të famshëm.
Por Iva Mera është shqetësuar nga fakti që personi që i ka hackuar Facebook-un iu ka dërguar mesazhe miqve të saj.
“Më vjen keq për ty… se je i/e vogel…
Pas një nate të lodhshme ( me një fëmijë të vogël) zgjohem në mëngjes nga mesazhet e miqve të mi, të cilët më lajmërojnë për një mesazh të dërguar nga adresa ime në oret e vona të natës duke më lënë të kuptoj qartë qe adresa ime (facebook/yahoo)ishte vjedhur! E vetmja ndjesi qe pata ishte keqardhja! Me vjen keq për ty o njeri që harxhon kohë nga jeta jote, nga ditët e tua, nga orët e tua per të klikuar e munduar veten për të parë se çfarë bëj unë apo kushdo tjetër që ti tenton të futesh në privatësi!”- shkruan Iva ndër rreshta.
Link: https://www.facebook.com/iva.mera.3
Burimi i fotos kryesore: https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10155299106842944&set=pb.733277943.-2207520000.1520416941.&type=3&theater