Gjatë ditës së djeshme vloi në media lajmi i ndarjes së tyre. Kishin pyetur shoqërinë e saj e shokët e ekipit të tij. Një femër tjetër qe arsyeja e supozuar nga disa burime anonime.
Në media lajmi u bë viral, Çiljeta dhe Alban Hoxha janë ndarë. Por këngëtarja e njohur u ka mbyllur gojën të gjithëve.
Ajo ka zyrtarizuar njëher e mirë marrëdhënien me portierin e Partizanit duke postuar një video në Instagram.
Ditën e djeshme u përfol se Albani e kishte tradhtuar Çiljetën dhe ky ishte shkaku i ndarjes, por si duket asgjë nuk ka qënë e vërtetë.
Pak ditë më parë Çiljeta dhe portieri i Partizanit festuan të lumtur 2-vjetorin e lidhjes së tyre dhe siç mund të shihet edhe në videon e mëposhtme, janë ende bashkë dhe mjaft të qetë e të qeshur.
https://www.instagram.com/p/BgXBWB_Be4z/?taken-by=ciljetaxhilaga
Link: https://www.instagram.com/p/BgXBWB_Be4z/?taken-by=ciljetaxhilaga
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BeNYJ-VBbo3/?taken-by=ciljetaxhilaga