Moderatori i ‘Zonë e lirë’ është shprehur gjithnjë kundër rrjeteve sociale dhe bishtave që vijnë pas tyre, sipas tij.
Arian Çani është një nga njerëzit më të lakuar e më të komentuar gjithandej, por për çudinë e të gjithëve ai ka preferuar gjithmonë të qëndrojë larg rrjetetve sociale.
Por diçka e ka bërë të ndryshojë mendie dhe tashmë Çani është në ‘një hap me kohën’. Për të gjithë fansat e tij të çmendur ‘Sophie’ e emisionit ju ka treguar se tashmë Çanin mund ta ndiqni në Instagram.
Ka qenë Xheni Brahaj e cila në një foto krah moderatorit ju tregon profilin e tij të vetëm zyrtar.
Kjo me të vërtetë që nuk pritej prej moderatorit, pasi ai edhe profilin e vetëm në Twitter vendosi ta mbyllte para pak.
Link: https://www.instagram.com/xhenibrahaj/
Burimi i fotos kryesore: https://www.facebook.com/Zoneelireofficial/photos/a.10150102113319196.314971.49333874195/10154732572259196/?type=1&theater