Home ShowBiz “S’do merrja kurrë pjesë në Këngën Magjike.” Kamela, e zhgënjyer nga Ardit Gjebrea
“S’do merrja kurrë pjesë në Këngën Magjike.” Kamela, e zhgënjyer nga Ardit Gjebrea
0

“S’do merrja kurrë pjesë në Këngën Magjike.” Kamela, e zhgënjyer nga Ardit Gjebrea

0
0

Kamela Islamaj, këngëtarja me një vokal fantastik, duket se ka një hatërmbetje të madhe me festivalin Kënga Magjike.

Kjo e fundit, e ftuar në emisionin ‘Thumb’ ka deklaruar se nuk do të marr pjesë më në festivalin që drejtohet nga Ardit Gjebrea, derisa artistët të vlerësohen sipas meritave.

“Nëse i ke parë përgjithësisht festivalet tona, ka shumë pakënaqësi, m’i dha pikëtky, s’mi dha pikët ai. Po flasim për Këngën Magjike”, tregon Kamela, e cila shton: “Nuk e di, është formula e tyre, personalisht nuk mendoj se do e kisha bërë një gjë të tillë!”

“Deri në momentin që do shoh një ndryshim apo di shoh se vlerësohem si këngëtare nuk do të marr pjesë! Për aq kohë sa kam marrë pjesë, jam ndjerë e pavlerësuar, në momentin që ndihem e pavlerësuar, nuk shkoj!”, është shprehur Kamela.

Link: https://youtu.be/JkKnms8FyOk?t=481

Burimi i fotos kryesore:  ©ABC News