Home ShowBiz Jul Deda ndërpret kërcimin në “Dancing With the Stars” dhe i përvishet jurisë
Jul Deda ndërpret kërcimin në “Dancing With the Stars” dhe i përvishet jurisë
0

Jul Deda ndërpret kërcimin në “Dancing With the Stars” dhe i përvishet jurisë

0
0

Mbrëmjen e djeshme startoi  edicioni special i “Dancing With The Stars” nën drejtimin e aktores bukuroshe Almeda Abazi.

Po ndërsa dukej se gjithçka siç në çdo edicion ku prezantohen konkurrentët dhe vijojnë garën, këtë mbrëmje ka ndodhur diçka e pazakontë. Aktori Jul Deda ndërkohë që ishte duke interpretuar  e ka ndërprerë kërcimin në mes dhe është drejtuar për tek juria. Ai ka nisur të justifikohet duke ja hedhur “fajin” jurisë”.

Për Alfred Kaçinarin u shpreh se nuk kuptonte çlidhje kishte me kërcimin, për aktoren Ema Andrea u shpreh se e kishte vlerësuar, kurse për Ilir Shaqirin se kishte vite në emigracion dhe që asnjëherë nuk i kishte thënë një fjalë të mirë.

Por surpriza e vërtetë ishte kur Juli mori një karrike dhe u ul pranë jurisë, aty u zbulua se do të jetë anëtari i katërt i jurisë dhe konkurrent këtë vit. Që nga java e ardhshme edhe ai si anëtarët e tjerë do të nisë të japë pikë për Vipat e tjerë.

Link: https://www.instagram.com/dwtsalbania/

https://www.instagram.com/p/Bgrne-MgWP1/?taken-by=juldeda

Link: https://www.instagram.com/p/Bgrne-MgWP1/?taken-by=juldeda

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BgrbEgLgEvR/?taken-by=juldeda