Home ShowBiz Bashkëshortja e Robert Aliajt flet për fillimet e vështira të dashurisë mes tyre
Bashkëshortja e Robert Aliajt flet për fillimet e vështira të dashurisë mes tyre
0

Bashkëshortja e Robert Aliajt flet për fillimet e vështira të dashurisë mes tyre

0
0

Mimoza Dino, krahas profesionit si filologe dhe përkthyese është dhe bashkëshortja e një artisti shumë kontravers si Robert Aliaj Dragot.
Përkthyese shumë e aftë, e cila sapo ka sjellë në shqip romanin “Babeli”, nga Jan De Leeuw.

Ajo ishte sot e ftuar në studion e “Rudina” në Tv Klan nga ku rrëfeu jetën e saj me Robertin, si bashkëshorte dhe si nënë e dy fëmijëve, Gala dhe Kristi.

“Unë e kam lënë Shqipërinë në vitin 1991 dhe kjo ka një arsye tjetër objektive, njohja me Robertin. Ne u lidhëm dhe u dashuruam dhe unë do të ndiqja edhe vullnetin e tij dhe propozimi i tij ishte për t’u larguar. Ndryshe nga unë, ai nuk kishte patur një rini të lehtë. Roberti ishte shumë ëndërrimtar dhe antiqeveritar. Ai kishte guxuar gjithmonë kundër asaj epoke dhe në një koncert recital në Elbasan ai nuk u përmbajt dhe foli për demokracinë dhe aty ndodhi një katastrofë, njerëzit të entuziazmuar shkatërruan stolat dhe për këtë fajtor u shpall Roberti. Me presione nga sigurimi një natë u mbaj i arrestuar dhe kjo ishte arsyeja kryesore për të lënë Shqipërinë. Si fillim u vendosëm në Greqi dhe pas 5 vitesh u larguam në Belgjikë.”

Link: https://www.youtube.com/watch?v=P3xP49y-hJs

Burimi i fotos kryesore:  ©Tv Klan