Moderatori i emisionit investigativ “Stop” Saimir Kodra, ishte mbrëmë i ftuar në emsionin “Në kurthin e Piter Pan”. Ashtu siç ndodh me të gjithë të ftuarit edhe Saimiri nuk mundi t’u shpëtonte pyetjeve të fëmijëve në panel.
Njëra prej pyetjeve ishte se si e kujtonte ai dashurinë e parë, cilën vajzë ka pëlqyer për herë të parë dhe që do e mbajë mend gjithmonë.
Ndërsa Saimiri ka treguar se ka pasur shumë pëlqime kur ka qenë i vogël, por njërën prej tyre nuk ka për ta harruar kurrë.
“Kur isha i vogël 2 vjeç, kisha një vajzë, e kisha shumë qejf, shumë shoqe dhe bëja të pamundurën që ta ndihmoja e ta mbroja. Mërzitesha kur e ngacmonte dikush, por vetëm kaq.”, – ka thënë Saimiri.
Link: https://youtu.be/SQRZkLcKsis?t=713
Burimi i fotos kryesore: ©Tv Klan