Bashkëshorti miliarder i Emina Çunmulës ka vendosur të bëjë mrekullinë për ditëlindjen e vajzës
Duket se surprizat nuk paskan të mbaruar për Ella Farian dhe ky dyvjetor do mbetet i pa harruar.
Vajza e supermodeles shqiptare, Emina Cunmulaj e ka festuar ditën e lindjes në një organizimin të dekoruar bukur, me karakteret e saj të preferuar të kukullave ‘Frozen’.
Ndërsa ditën e sotme, bashkëshorti miliarder i modeles, ka vendosur të bëjë të pamundurën të mundur për vajzën e tij të vogël.
Ambjentet kryesore të shtëpisë së tyre janë mbushur plot e përplot me tullumbace ngjyrë pink.
Në një postim në Instagram, Emina ka bërë të ditur se Ella është e përkëdhelura e babit.
“Vajza e babit. E gjitha kjo është për Ellan”, ka shkruar Emina, ndërkohë që tregon ambjentet e banesës ‘të pushtuara’ nga ngjyra rozë.
Modelja shqiptare është në pritje të fëmijës së saj të dytë me bashkëshortin e saj biznesmen.
“Ai është një bashkshort shumë i mirë, por edhe një baba i mrekullueshëm”, shprehet Emina, në videot e mëposhtme.
Link: https://www.instagram.com/eminacunmulaj/
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/Bg4PuXuhZwY/?taken-by=eminacunmulaj