Në emisionin “Kush vjen për drekë” në Tv Klan, herë pas herë emocionohen e përloten personazhe të ndryshëm. Kjo kryesisht për arsye të videomesazheve nga të afërm që jetojnë larg.
Një ndër këngëtarët më të famshëm të viteve ’90, e mbahet mend për këngën që u kthye në hit “Banania”, por nuk është e vetmja, “Zana” dhe “Weekend” janë gjithashtu këngë që kanë korrur shumë sukses.
Fjalën e kemi për Dashnor Dikon. I ftuar në emisionin “Kush vjen për drekë”, krahas aftësive në kuzhinë, ai ka treguar dhe një anë të tijën tepër të ndjeshme.
Ka qenë djali i tij Bob që jeton jashtë Shqipërisë, ai që e ka surprizuar këngëtarin nëpërmjet një videomesazhi.
“Babi jam shumë krenar për ty, kam ëndërruar gjithmonë të jem sa gjysma jote. Ti je më i miri. Më mungon shumë, do doja të ishim bashkë, të bënim ato shakatë tona, të qeshnim të të përqafoja. Të dua shumë dhe më mungon”, – është shprehur djali i Dikos në fund të videomesazhit, çka bërë që i ati të shpërthente në lot.
“Kam qenë shumë i lidhur me Bobin!”, – u shpreh ai me lot në sy.
Link: https://youtu.be/kCtRxocGxTQ?t=1872
Burimi i fotos kryesore: ©Tv Klan