Vitet ikin shpejt dhe janë saktësisht 5 ata që kanë kaluar që nga ndarja e Afërdita Dreshajt dhe Shpat Kasapit, por sërish dyshja sillen shpeshherë në vëmendjen e publikut. Sidomos deklarata e para pak ditëve e Shpat Kasapit për partnerin e Afërditës, hokeistin çek Jakub Kindl.
Në një postim të Ermal Mamaqit ku ftonte ndjekësit t’i bënin pyetje modeles Xhesika Berberi, komentoi edhe Shpat Kasapi i cili la të kuptohej se ishte kundër martesës së Afërditës me Jakub Kindl pasi kështu nuk ruhet origjina shqiptare.
“Ermal bëja këtë pyetje Xhesikës! Jam Shpat Kasapi! A do ishe lidhur edhe ti me një djalë jo shqiptar siç është lidhur shoqja jote e ngushtë Afërdita Dreshaj dhe a mendon se kështu do e ruajmë origjinën shqiptare?”, komentonte Shpat Kasapi.
Por si ka reaguar Afërdita pas këtij komenti të cilin me siguri e ka parë pasi prej shumë ditësh ka pushtuar portalet.
Ajo ka postuar sot një foto ku shihet me filxhanin e kafes në dorë dhe përballë ka partnerin. “E gjitha çfarë dua”, shkruan Afërdita duke treguar kështu dashurinë ndaj partnerit e duke mos e vrarë mendjen ç’thonë për të.
Link: https://www.instagram.com/p/Bgg8WMJFRTM/?taken-by=ermalmamaqiofficial
Link: https://www.instagram.com/aferditadreshaj/
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/Bft3sqmFrFT/?taken-by=aferditadreshaj