Si rrallë herë Renato Mekolli ka zbuluar disa detaje në lidhje me jetën e tij private.
Kuzhinieri i njohur qe i ftuar në emisionin “Në kurthin e Piter Panit” dhe njëra nga pyetjet që e ka vënë në “siklet” Mekollin ka qënë : – “Cila ka qenë e dashura e parë dhe kur e ke puthur për herë të parë? Renato Mekolli përgjigjet më një “O Zot i madh”. Më tej Mekolli vazhdoi të tregojë më shumë për jetën personale dhe për të dashurën e parë dhe për femrën që ka puthur për herë të parë.
Ai është shprehur se:- “Për herë të parë e kam puthur në shkollë, quhet Blerina Bakia…” ,gjithashtu ka shtuar se Blerina tashmë është e martuar me dikë tjetër në Amerikë dhe se ai e ka puthur vetëm në faqe.
Link: https://youtu.be/J9WOvUXrZvs?t=819
Burimi i fotos kryesore: ©Tv Klan