Albana Osmani, moderatorja e njohur e Top Channel, përmes një postimi në instagram komenton protestën e sotme të opozitës, e cila bllokoi disa akse kryesore të vendit për të kundërshtuar tarifën për kalimin në Rrugën e Kombit.
Interesat e partive janë shumë larg jetë së thjeshtë të qyteetarëve me halle, lë të kuptohet nga shkrimi.
Postimi i plotë i Albanës:
“Në kaq vite sa kam jete kam pare popullin e vendit tim te dale rrugeve e bulevardeve dhe te ndreqe ‘hiç gjënë’ Mer fryme o njeriu im.. mer fryme o popull im .
Ndal njehere hap syte e bukur , mos i mbyll mos u qorro ! Pashe në Kukes nje Spital te rrenuar dhe nenen qe tundte femijen ne djep nen harta myku dhe nuk pashe askend te dale a te ngre zërin ! Pashe në Elbasan kater kate pediatri me keq nuk ka dhe nuk pashe njeri te ngre zë apo te petetijë! Se thjesht nuk ka njeri t’ju shtyje se halli mos ju çofte kurre në ato kate te mykosura pa krevat pa dere dimer e vere ! Ashtu ka qene Spitali njesoj qe ne 91 -shin atehere kur u mbyll kapitulli “xhaxhi enver” .
Sa kam jete kam pare qe çdo hall ne mahall zgjidhet në rruge e bulevard me grushta në shqelma me arme me 21 janar e me nena qe ne fund qajne . Karriget nderrohen ikin e vijne, populli im keshtu je hutuar apo nga halli je kompromentuar je paguar shitur lire per nje thes miell per nje vend pune per nje nder në qeder.. e ne fund e zgjidh rrugeve i copetuar.. Te percelluar vrap si ne vathe shtyhemi ngrihemi nder veti grihemi .
A do behet ky vend o njeriu im o populli im?!? Te ndersyer nder veti te urryer te harlisur ç’bejme keshtu ?! Mer fryme populli im si ne mriz pa parë mire pa ditur mire pa bere ç’eshte e mire dhe e drejte mos u shit mos u nguc mos u ngre as mos u tut ! Nga kaq vite sa kam jete njeriu im populli im te kam pare .. Por s’dua me te shoh ! Kaq shemtuar me jo !
Mos u shty si ne mriz mos u tund nen hije te padijenise, kupto ç’ndodh perreth ec me boten jo me ate qe ju meson keq si per dreq e ne fund hiç njesoj te perqesh e te ngre te ul te zvarrit ne rruge e shesh ! Se ti mbete I hutuar I vuajtur e I mohuar, ti. Mer fryme njeriu im populli im hap syte e bukur mos I mbyll mos u qorro!”
https://www.instagram.com/p/BhL9iIjlS9l/?taken-by=albanaosmani1
Link: https://www.instagram.com/p/BhL9iIjlS9l/?taken-by=albanaosmani1
Burimi i fotos krysore: https://www.instagram.com/p/BfJSFcml3-v/?taken-by=albanaosmani1