Home ShowBiz “S’më frikësojnë këngëtaret me dyqane kineze” Me kë e ka Joni Peçi?
“S’më frikësojnë këngëtaret me dyqane kineze” Me kë e ka Joni Peçi?
0

“S’më frikësojnë këngëtaret me dyqane kineze” Me kë e ka Joni Peçi?

0
0

I ftuar në “Siluetë” me Gerta Gixharin ka qenë stilisti Joni Peçi, i cili tha se këngëtarët shqiptarë nuk kanë mjaftueshëm të ardhura nga muzika dhe nuk kanë koncerte, prandaj detyrohen të hapin dyqane rrobash. Por për të dhe kolegët e tij, kjo nuk është aspak konkurrencë.

”Janë hapur shumë, do të hapen shumë… do të mbyllen shumë!”,-u shpreh Joni. ”Këtu në Shqipëri mjaft të jesh personazh publik dhe direkt do të hapësh ose dyqan me fustane nusërie, ose dyqan me fustane mature, është formë mbijetese”:

Ai tha se stilistë krijojnë veshje, nuk blejnë rroba në Turqi apo në Kinë. “Nëse këta do të kishin punë konkrete në profesion, nuk do merreshin me dyqane! Por kjo nuk do të thotë që na bëjnë konkurrencë ne stilistëve si unë, Ardi Asllani, Enada At’Nikolla… Ne krijojmë veshje… kurse këta ose i blejnë në Turqi, ose në Kinë. Gjithsesi unë u uroj sukses të gjithëve!”.

https://www.instagram.com/p/BhRrGhonXOF/?taken-by=siluete_rtsh

Link: https://www.instagram.com/p/BhRrGhonXOF/?taken-by=siluete_rtsh

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BaWyVTrA_Xh/?taken-by=jonipeci