Xhensila Myrtezaj ka festuar ditëlindjen e saj të 25-të dhe sigurisht që dhuratat kanë qenë të panumërta dhe të kushtueshme.
Mëngjesin e sotëm këngëtarja ka treguar dhuratat që i kanë sjellë ndërsa i ka përmbledhur të gjitha në një foto.
Përpos luleve që i bëri bashkëshorti i saj Bes Kallaku, shumica e çantave që i kanë dhuruar mbajnë emra të markave më të njohura luksoze, si Chanel, Hermes, Paul Picot etj.
Xhensila shfaqet e strukur mes dhuratave ndërkohë që fansat e kanë bombarduar me komente, shumë prej të cilëve e kritikojnë për luksin e tepruar.
Njëri prej tyre shkruan se: Populli vdiq për bukë, ju shisni pordhë me dhurata 1000 euro, bëni ndonjë bamirësi lërini reklamat”.
Link: https://www.instagram.com/p/BhY5Fx-nXKf/?taken-by=xhensilamyrtezaj
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BhZDhzRno7o/?taken-by=xhensilamyrtezaj