Behgjet Pacolli jep lajmin e mire. Ç’do bëhet me Ballistin
Behgjet Pacolli, Zv/kryeministri i Kosovës, ka dhënë një lajm të mirë për të gjthë fansat e Ballist Morinës. Pacolli bën me dije se ministri kroat ka nënshkruar zyrtarisht vendimin për mos ekstradimin drejt Beogradit të Morinës.
“Jam shumë i lumtur të njoftoj për mos-ekstradimin e Ismail Morinës nga organet kroate. Për këtë i falënderoj miqtë tonë kroat, në veçanti ministrin Boshnjakoviq, i cili sot nënshkroi vendimin”, shkruan Pacolli.
Kujtojmë se i akuzuari për nxitje të urrejtjes mes popujve, Ballisti është transferuar pak ditë më parë drejt një burgu në Itali, duke i shpëtuar kështu përfundimisht ekstradimit në Beograd.
Link: https://www.facebook.com/behgjeti/
Burimi i fotos kryesore: https://www.facebook.com/behgjeti/photos/a.10152919767545153.1073741831.307617160152/10160177050555153/?type=3&theater