Home ShowBiz Si u formua grupi i “Parodistëve të Vlorës”? Rrëfehet treshja legjendare
Si u formua grupi i “Parodistëve të Vlorës”? Rrëfehet treshja legjendare
0

Si u formua grupi i “Parodistëve të Vlorës”? Rrëfehet treshja legjendare

0
0

Grupi i tyre është pjesë e pandashme e historisë së humorit shqiptar. Kanë dhuruar aq shumë emocione ndër vite sa shfaqet dhe materialet e tyre nuk mund t’i listojnë as vetë. Paroditë e tyre janë duartrokitur shumë dhe ende mbeten në memorien e publikut shqiptar.

Bëhet fjalë për Parodistët e Vlorës, aktorët Afrim Agalliu, Agron Hamo dhe Muhamet Lika. Ata ishin sot të ftuar në studion “Rudina”, në Tv Klan, ku rrëfyen se si u bënë bashkë të katër aktorët.

“Është një histori e hershme, unë me Afrimin kemi filluar fillimisht me estradat amatore. Ne patëm fatin e madh që na ftuan aktorë të mëdhenj dhe bëmë “gol”, na pritën mirë. Në ’78 ka filluar edhe Mane Lumani dhe Muhamet Lika. Parodinë ne e kemi të trashëguar, ka qenë një grup para nesh që e kanë lëvruar këtë gjini. Parodia do edhe vokal dhe ne të katërt kemi patur vesh dhe zë”, tha Hamo.

Link: https://youtu.be/a0ooWvL2zXg?t=159

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BhZxhJjlAK-/?taken-by=rudinamagjistari