Home ShowBiz Rike Roçi preket në emision teksa flet për babanë e ndjerë
Rike Roçi preket në emision teksa flet për babanë e ndjerë
0

Rike Roçi preket në emision teksa flet për babanë e ndjerë

0
0

E ftuar në emisionin “Kush vjen për drekë”, ish-konkurrentja e “Big Brother”, Rike Roçi tregoi rëndësinë që kishte për të i ati i ndjerë.

Shpesh Roçi bën dedikime në “Facebook”, për njeriun e saj të shtrenjtë që është ndarë nga jeta disa kohë më parë.

“Ai ishte pika ime e dobët”, tha ajo, ndërsa tregoi rëndësinë që kishte në jetën e saj babai.

Ajo e kujton atë sa herë që vjen në Durrës dhe këtë e tregoi përmes një postimi më 23 mars:

“Sa herë që vij në Shqipëri më vijnë ndër mend kujtimet tona… Çdo gjë më kujton ty këtu… Edhe pse sonte nuk mund të jesh prezent në publik për të të emocionuar, e di që do të më shohësh nga lart… Më mungon pamasë babi”.

Link: https://youtu.be/aB7d6yEDHy4?t=1090

Burimi i fotos kryesore: https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10202651034507914&set=pb.1559480867.-2207520000.1523535921.&type=3&theater